Nga SONILA MUSAJ*

Shumë persona në Shqipëri jetojnë me ndihmë ekonomike. Një ndër to është edhe Mynevere Fesko, të cilën prej 7-muajsh e sorrollasin sa tek njëra zyre tek tjetra.

Znj.Fesko pas aplikimit për ndihmën ekonomike në njësinë bashkiake nr.2, shkon tek zyra e punës, ku i thonë se nuk e përfiton ndihmën ekonomike dhe duhet të aplikojë përsëri tek minibashkia nr.2!
Kjo nuk është hera e parë që Mynevere Fesko e kalon këtë stres.

Sikur të mos mjaftonin këto sorollatje, personat që punojnë në këto institucione kanë edhe një formë komunikimi që do të ishte pak nëse do të thuhej “lë për të dëshiruar”. Hera-herës notat tallëse dhe ofendimet nuk mungojnë drejtuar personave të cilët drejtohen për zgjidhjen e problemeve.

Në këto situata të pakendshme nuk janë ndodhur vetëm persona që kanë halle por edhe gazetarja e emisionit “Kaktus”, e cila bëri një vëzhgim ndërsa shoqëronte zonjën e cila sorollatej prej muajsh.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb