TIRANË – Teatri I Operas dhe Baletit ka njoftuar sot ka filluar provat për operat: “Suor Angelica” e “Gianni Schicchi” nga Giacomo Puccini “me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të sopranos Ermonela Jaho dhe baritonit Gëzim Myshketa.”

Pjesëmarrës në këtë produksion artistik janë artistët italianë: Dirigjenti Sebastiano Rolli dhe regjisori Marco Pucci Catena.

Kështu, Teatri i Operas dhe Baletit, që e ka hapur sezonin e tij të ri në Modena të Italisë, është në vazhdim të projekteve të programuara dhe premton se në datat 12 – 14 – 16 – 18 -20 shkurt 2015, ora 19, artdashësit do të ndjekin këto dy vepra të reja operistike.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb