Egnatia fitoi titullin e parë në histori, teksa mundi 1-0 në finale Partizanin. Pas ndeshjes dha mendimin e tij trajneri i skuadrës rrogozhinase, Edlir Tetova.

“Të dyja nuk i mendoja, por po të kujtojmë një intervistë të vitit të kaluar kur humbëm me Tiranën në Elbasan, thamë që këtë vit do të jemi një tjetër format. Kishim objektiv të dy kupat, por me ecurinë pse jo të mos i kapnim të dyja. Në pjesën e parë markuam mirë Mbanë dhe pjesën e majtë, më pas erdhi edhe goli. Është lojë episodesh, kishim mundësi, goditëm edhe shtyllën.

Kishim superioritet në mesfushë, doja të fitoja ato duele me markim e me dalje të shpejta. E menaxhuam mirë, por edhe Partizani pati momentet e veta.

Dedikim? E para është familja ime, e dyta është për Edmond Zallën që më drejtoi në këtë rrugë.

Mesazh tjetër? …ik andej (Qesh). Pas 2 ditësh nisem me pushime me familjen, javë relaksuese dhe më pas stërvitje.

Merkato? Largohet vetëm Fernando, 2 të tjerë kanë oferta, por do të jemi me këmbë në tokë”, tha Tetova.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb