Titulli kampion nuk është në dorën e tyre, ndërsa Kupa po. Për këtë arsye, Orges Shehi i ka idetë e qarta: Kukësi mendon për gjysmëfinalen e kthimit kundër Teutës, ndërsa për rivalët në Superligë mund të presin. Sfida e vajtjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në përballjen e dytë, kuksianët vijnë pas fitores 3-0 në kampionat.

Kukesi
Kukesi

“Është ndeshje gjysmëfinale dhe e dimë për çfarë shkojmë atje, nisur edhe nga rezultati i ndeshjes së parë. Është një përballje e vështirë dhe presim të japim maksimumin, sikurse kemi bërë në të gjitha këto ndeshjet e fundit. Kupa ka specifikë të veçanta, luhen 180 minuta. Duke ditur rezultatin je i qartë për rezultatin që duhet marrë. Rezultati 0-0 na jep kënaqësinë që nuk kemi pësuar në fushën tonë, por duhet të paraqitemi mirë. Gjithçka është e hapur sa i takon kualifikimit”, ka thënë Shehi. Me katër pikë larg Tiranës kur mbeten tre ndeshje deri në fund të sezonit, titulli kampion duket një mision I pamundur. Për këtë arsye, trofeu i Kupës merr më shumë vlera për Kukësin në këtë sezon.

1. Kukesi Gjen Qetesi Ne Kupe, Shehi Beson Edhe Te Titulli
1. Kukesi Gjen Qetesi Ne Kupe, Shehi Beson Edhe Te Titulli

“Nuk kam preferenca për finalen mes Bylisit dhe Tiranës, pasi mendojmë vetëm për ekipin tonë dhe do kërkojmë me çdo kusht kualifikimin”, ka vijuar tekniku I Kukësit. Kukësi la një ecuri shumë pozitive në javët e fundit, dhe për këtë Shehi ia jep të gjithë meritën futbollistëve të tij. “Mund të ketë pak lodhje, luhet në periudhe jo normale. Analizat i bëjmë për kushte normale, por nuk jemi në të tilla kushte. Të luash çdo tre ditë dhe në këtë situatë, mendoj se të gjithë futbollistët janë heronj. Do bëj maksimumin që ta freskoj skuadrën, që të ketë një gjendje optimale për ndeshjen me Teutën”, ka përfunduar Orges Shehi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb