Napoli është shumë pranë titullit në Serie A, pas shumë vitesh mungesë. Për këtë arritje dhe për rikthim te suksesi të napoletanëve ka folur Arrigo Sacchi i cili vlerëson në maksimum skuadrën dhe punën e bërë nga trajneri Spalleti.

“Napoli po krijon një kryevepër sepse në lojën e tyre është e gjithë shprehja e koherencës së lojtarëve. Osimhen, apo edhe Lobotka, të gjithë e kuptuan që ka diçka që të bën të fitosh: luaj gjithmonë lojën tënde, imponoje atë.

Për t’u bërë një ekip kolektiv si ai që krijoi Luciano Spalleti, nevojiten tre gjëra: Motivimi, shpirti dhe loja. Rreziku i vërtetë vjen tani. Për të hapur një cikël fitues, duhet të jesh i kujdesshëm” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: