Në emisionin “LOG.” në News24, Monika Kryemadhi deklaroi se më 11 maj, Ilir Metës duhet t’ja kthejnë me votë të mirat që ka bërë si kryeministër dhe kryetar i Partisë së Lirisë. Kryemadhi tha se vota për Ilir Metën, do të tregojë atë njerëzillëk që kemi me njëri-tjetrin.
“Ilir Meta meriton të marrë shpërblim shpirtëror përmes votës. Në familjen tonë zhgënjimi ka qenë shumë prezent kohët e fundit”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo shtoi më tej se fitorja e Ilir Metës në 11 maj do të jetë spektakolare nëse ai merr mbi 30 mijë vota. Por, Kryemadhi theksoi se ai do të jetë në Parlamentin e ri.
Monika Kryemadhi: Në të gjithë jetën politike, Ilir Meta ka qenë ai që i ka dhënë dorën të gjithëve
Më shpejt ja jepte dorën armikut se atij në krah.
Vota për Ilir Metën, do të tregojë atë njerëzillëk që kemi me njëri-tjetrin, Ilir Meta meriton të marrë shpërblim shpirtëror përmes votës. në familjen tonë zhgënjimi ka qenë shumë prezent kohët e fundit.
Vota do të tregojë një moral. Mendoj skraparllinjtë që e kanë detyrim moral, dibranët e mi, më shumë se kjo, miqtë që kanë punuar me Ilir Metën, miqësitë jo nderet . Ilir Meta fitore e ka nëse merr mbi 30 mijë vota