Një i ri shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Kroaci. Mësohet se 23-vjeçari shqiptar, ka mbetur i plagosur rëndë, pasi mjeti Honda me targa sllovene që drejtonte është përplasur me një kamion në rrugën shtetërore D-59 në afërsi të Raduçiqit. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:30.

Si pasojë e goditjes, shoferi 23-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda fizike, ndërsa pasagjeri, një shtetas shqiptar 20 vjeç ka pësuar lëndime të lehta fizike dhe të dy janë dërguar për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm Knin.

Kujtojmë se dje një autobus shqiptar, brenda të cilit ishte pasagjerë shqiptarë u përfshi në një aksident të rëndë, ku për pasojë 1 person humbi jetën dhe 9 u plagosën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb