Një tjetër ngjarje tronditëse raportohse se ka ndodhur në vend. Pas abuzimit seksual të një 46-vjeçari me një minorene në Pogradec, një tjetër rast i rëndë ka ndodhur në Lushnje.

Policia raporton se një 51-vjeçar ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 12-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 51 vjeç, banues në Lushnje, pasi ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 12-vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vepra të turpshme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb