KOSOVA

Vijojnë infektimet me COVID-19 në radhët e politikanëve të Kosovës, teksa kësaj radhe ka rezultuar pozitive deputetja Eliza Hoxha e PDK.

Ajo bën me dije se javën e kaluar doli negative, por e ka ripërsëritur testin dhe ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Madje Hoxha zbulon edhe 5 simptomat që ka pasur këto ditë prej COVID-19 të cilat janë plogështi, ethe, temperaturë, kollë dhe aritmi të theksuar.

 

 

STATUSI NGA ELIZA HOXHA

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…
Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:
Plogështi
Ethe
Temperaturë
Koll

Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

#lajiduart
#vendosemaskën
#mbajedistancen

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.

?Sh’net!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb