GJERMANI- Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dusseldorf të Gjermanisë, pas sulmit të djeshëm me sëpatë në një stacion treni në këtë qytet. “Daily Mail’ shkruan se një 80-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u sulmua nga një person me hanxhar.

Ngjarja ka ndodhur në një pyll në këtë qytet. Sipas policisë, i moshuari fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ka rrethuar zonën, ndërsa mësuesit dhe nxënësit e një shkolle po mbahen të izoluar, për shkak të sigurisë. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme një 36-vjeçar kosovar shkoi deri në marrëzi, ndërsa plagosi me sëpatë 9 persona në një stacion treni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: