Një tjetër vendim i ashpër është marrë nga autoritetet në Teheran, ku tashmë asnjë grua që është veshur pa hixhab nuk do të lejohet që të udhëtojnë me metro.

Mediat vendase shkruajnë se ekipet e zbatimit të vendosura në të gjithë zonën do t’i ndalojnë ata që nuk mbajnë shaminë islame të hipin në bord.

Kjo do të ketë pasoja për gratë që përdorin metronë çdo ditë për të shkuar në punë, por refuzojnë të mbajnë shaminë islame që mbulon kokën dhe qafën duke e lënë fytyrën e një gruaje në pamje të plotë.

Ndërkohë, kompania menaxhuese e metrosë së Teheranit kishte njoftuar se “në përputhje me kërkesat e popullit iranian për temën e hixhabit” do të nisë një projekt rikujtues audio për gratë që lëvizin nëpër stacionet e metrosë.

Televizioni shtetëror iranian ka transmetuar tashmë imazhe të grave që u ndalohet hyrja në stacionet e metrosë.

Të shtunën, qeveria e Teheranit njoftoi planet për të instaluar kamera në rrugë dhe për të përdorur sistemet ekzistuese të vëzhgimit për të gjurmuar gratë që nuk respektojnë kodin e veshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: