Prokuroria e Lezhës ka dhënë sot pretencën për 19 personat e vënën nën akuzë për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun, në Shëngjin.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për grupin e të pandehurve. Për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, është kërkuar dënimi me 3 vite burg, ndërsa për ish-nënkryetarin Enver Hafizi, 2 vite burg.

Ndërkohë, për ish-kryetarin e Qarkut, Gjok Ndoka, Akuza ka kërkuar 4 vite burg. Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar të asgjësohen praktikat e regjistrimit të pasurisë, që është tjetërsuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb