Në emisionin “Në Shënjestër” në News24, por diskutohet në lidhje me mafien dhe korrupsionin për të përfituar nga tokat e bregdetit në Durrës.

E ftuar në studio, Ledina Mandia ish- zëvendës kryeministre, u shpreh se në këmbim të parave të ryshfetit, zyrtarë kanë falsifikuar regjistrat në arkivat e shtetit për të prodhuar titullin fals të pronësisë, duke krijuar më pas ato që quhen të ligjshme.

Pjesë nga biseda në studio:

Aleksandra Bogdani: Në fakt po shoh emrat dhe ajo që po ndodh dhe ka ndodhur prej vitesh sidomos në pjesën e tokave. Në këtë rast, një person i botë së nëndheshme ka akuza të ngritura sikur ka korruptuar zyrtarë për të marrë Gjirin e Lalzit. Historia ka nisur shumë herët, ka një proces gjyqësor që prej 2015, dhe ka 45 mijë metra katror tokë. Një nga ngjarjet më të turpshme është rrahja e Faadi Mitrit, biznesmenit të huaj, i cili po tentonte të ndërtonte një fshat turistik por i forti i fshatit e dhunon, Korrupsioni është një nga episodet e kësaj çështje. Në telefonin e Rrumit kanë gjetur video dhe foto komprometuese se i ka përfituar këto toka. Është hapur sërish një hetim tjetër për një video tjetër ku shfaqet duke korruptuar. Avokati i shtetit duhet ta delegonte dhe t’ia linte rastin hipotekës. Problemi është kapja e këtyre imitacioneve nga krimi i organizuar.

Ledina Mandia: Është përgjegjësi te institucionet. Është një marrëdhënie jo etike, neglizhencë dhe papërgjegjshmëri. Jam vënë përballë situatave që zyrtarët përmes akteve korruptive kanë falsifikuar regjistrat në arkivat e shtetit për të prodhuar titullin fals të pronësisë. Më pas janë prodhuar ato që quhen të ligjshme.

Lala: Sa e thellë është tjetërsimi i pronave?

Ledina Mandia: Është e thellë për aq kohë sa s’ka dënim. Nuk po bëhet një hetim i thelluar në tjetërsimin e tokave. Në kushteve të tilla, them një rast atë të Hamallaj, ku në bazë të fakteve të reja ku kishte fletë të grisura, dosje të prekura ishte arritur të manipulohej rasti. Bëhej fjalë për tokat e shtetit. Në 2011 u bënë disa raporte anti-korrupsion dhe duhej mekanizmi për shfuqizimin.
Ka shpeshherë raste që ato janë marrët nga vërtetimet juridike që merren nga kadastra. Janë falsifikimet materiale ku duke zhdukur një faqe të regjistrit e kane zhdukur. Kanë zhvendosur pronën dhe e kanë sjellë në det, kur ndërkohë nuk ka qenë që në kohën e Mbretit Zog.

Bogdani: Raste të tilla kanë qenë të hetuara nga Prokuroria. Gjiri i Lalzit që është pronë e shtetit është copëzuar. Është dhe rasti për zonat e Vlorës ku ishte falsifikuar gjithë procesi gjyqësore, gjasme i kishin marrë në gjyqet e më para. Pronat në bregdet janë zakonisht të shtetit.

Ledina Mandia: Ka raste të tilla plot, përveç akteve të marrjes së tokave në pronësi, kanë marrë tokat dhe i kanë bërë pjesë të tyre. Shumë prej tyre nuk arritën të merrnin pas pronat që ishin të shtetit. Rastet kur janë kthyer në pronën e shtetit është kur janë evidentuar rastet. Janë ndeshur në gjykatë, nuk them sa nga këto raste pasi është proces që bëhet ngas Prefektura dhe të tjerë. Duhej bërë një hetim mbi dokumentet, të ngrihej një denoncim dhe kështu e me radhë. Raste ka, që janë kthyer në fondin e shtetit. Se ku kanë shkuar, këtë se dimë pasi ka raste që i jepet një investitori në atë zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: