Persona ende të paidentifikuar kanë thyer varrezat e 3-ta të Athinës dhe kanë hequr eshtra, pasditen e së hënës, 7 nëntor.

Në mënyrë të veçantë, sipas EL.AS-it, autorët kanë thyer dyzet varre dhe kanë hequr eshtrat.

Sipas vlerësimeve të policisë, autorët ose kanë dashur të heqin dhëmbët e arit, ose i kanë përdorur eshtrat për ceremoni të ndryshme. Për ngjarjen po kryhet një hetim paraprak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: