Është periudha e shumë proceseve bujqësore në vendin tonë, por shumë pak punohet në këtë sektor. Situata e krijuar nga Covid-19 ka bërë që shumë fermer të mos kenë mundësi të punojnë tokat e tyre.

Këtë situatë e ndjejnë më shumë ata që punojnë me mjete agregate. Ali Doda thotë se gjatë këtyre ditëve nuk e kanë thirrur banorët e fshatrave për të kryer proceset e punimit të tokës. Aliu tregon se shumë pak fermer marrin mundimin të punojnë tokat për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë lugina e Matit ende vijon të jetë djerr, ndryshe nga vitet e kaluara ku tokat bujqësore në këtë periudhë bëheshin gati për mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb