26 vite më parë Bledar Hyska emigroi si shumë shqiptarë, por asnjëherë nuk e harroi Bilishtin, qytetin e lindjes. Ka qene vitin 2008 që është kthyer dhe ka investuar në vendin e tij duke mbjellë mbi 70 hektarë me grurë.

Por edhe pse ishte entuziast në punën e tij duke siguruar jo vetem të ardhura, por edhe duke i shërbyer vendit të tij, ajo që po ndodh vitet e fundit me prodhimet bujqësore ka bërë që fermeri të mendojë sërish emigrimin.

Në këtë magazinë ka 250 ton grurë te pa shitur dhe sipas këtij fermeri importi nga vendet e tjera me konkretisht nga Serbia ka penalizuar shitjen e prodhimit të tyre, madje kur ky grurë në raste të rralla ku gjen treg, çmimi është shumë i ulët dhe nuk justifikon as koston e prodhimit.

Investimi kap vlerën e 100 milion lekëve, por në vend që synimi i këtij fermeri por edhe shumë fermerëve të tjerë në zonën e Bilishtit ishte për të zgjeruar tokat me të mbjella ndodh e kundërta.

Tashme fermerët i janë dorëzuar fatit tyre dhe presin nëse do të shohin dritë në fund të tunelit.

Fermerët thonë se shtimi i parcelave të grurit ka ardhur pikërisht pasi ata janë nxitur nga subvencionet e shtetit dhe çmimi i lartë por sot nuk po gjejnë treg duke shpallur falimentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: