Një ditë para nisjes zyrtare të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi përmes një albumi me foto të 9 sportistëve tanë elitarë që do të përfaqësojnë Shqipërinë, i ka uruar atyre shumë suksese në këtë aktivitet të rëndësishëm botëror.

Në këto lojëra olimpike, vendi ynë do të përfaqësohet nga: Luiza Gega (Atletikë, 3000 m, me pengesa); Briken Calja (Peshëngritje, 73 kg); Nikol Merizaj (Not, 50 m, stil i lirë); Izmir Smajlaj (Atletikë, kërcim së gjati); Matvei Petrov (Gjimnastikë artistike, kali me dorezë); Manuela Delilaj (Qitje, 10 m, pistoletë me ajër); Erkand Qerimaj (Pershëngritje, 81 kg); Kledi Kadiu (Not, 100 m, stil i lirë); Indrit Cullhaj (Xhudo, 66 kg).

Postimi i plotë i Ministres Kushi:

#TeamAlb ??
Urimet më të përzemërta ekipit olimpik dhe shumë suksese sportistëve tanë në disiplinat respektive ku garojnë në Lojërat Olimpike #Tokyo2020 ??.
Jam e bindur që do të dalin faqebardhë si përherë, duke na bërë akoma më shumë krenarë për flamurin tonë kuqezi. ??

#Olympics

#Tokyo2020 ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb