Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, “thumbon” kryedemokratin Lulzim Basha, teksa shkruan në “Facebook” se “taksirati i tij me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral”.

Mes të tjerash, referuar zërave se ish-kryeparlamentarja Topalli mund të krijojë një lëvizje të mundshme politike, Spiropali thekson se arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene.

“Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral. Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit.
Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik.
Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene? Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet???”, shkruan Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb