TIRANE– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar pas votimit të statutit të ri të kësaj force politike. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Topalli thotë se Lulzim Basha u rrëzua nga Kuvendi Kombëtar, pasi nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të miratuar statutin e ri.

Sipas Topallit, ndryshe nga sa u tha se në sallë ishin 7000 delegatë, ajo thotë se aty ishin 2500 karrige bosh.

“Nuk ka kuorum. Rrezohet Lulzim Basha!

Kuvendi i Statutit te Lulzim Bashes u rrezu bashke me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin.
Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige, shume prej te cilave ishin bosh gjate gjithe votimit, nderkohe qe Kuvendi sipas Lulzim Bashes ka 7000 delegate.

Sot u perserit ajo qe ka ndodh rreth nje vit me pare kur u fallsifikua dhe u vjedh vota e pjesemarrja e demokrateve ne proçesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes.

Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande; Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja”, shkruan Topalli.
yeye
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: