Messi koleksionoi trofeun e tetë të Topit të Artë, duke lënë treguar edhe një herë se pavarësisht viteve që kalojnë, mbetet një nga më të mirët. Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka folur për këtë çështje, duke vënë theksin te fakti se nuk i kupton personat që urrejnë suksesin e “Pleshtit”.

“Unë nuk i kuptoj vërtetë ata që urrejnë faktin që Messi ka fituar përsëri Topin e Artë. Unë hamendësoj se kjo vjen pasi duan të krijojnë një debat, por nuk besoj më se ka nevojë për diçka të tillë. E rëndësishme është që ai fitoi një tjetër trofe dhe të gjithë besojmë se është e drejtë” – Tha ai.

Scaloni, i cili është në krye të Argjentinës që nga viti 2018, është një nga trajnerët më fitues të të gjitha kohërave, pasi ka fituar 3 tituj dhe ka krijuar një rekord mbresëlënës rezultatesh

Argjentina po përgatitet për dy ndeshje të mëdha kualifikuese për Kupën e Botës. Të enjten kampioni i botës përballet me Uruguain dhe më pas të martën e ardhshme sfidohet Brazili.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: