Një ngjarje e rëndë është shënuar në Como të Italisë. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë, se një 17-vjeçar ka goditur me grushtet një 67-vjeçar, duke e rrëzuar këtë në tokë. Nga dëmtimi, burri ka kaluar në gjendje kome dhe ndodhet i shtruar në një spital të vendit.

Sipas raportimeve e gjitha nisi pas një zënke për qenin. I riu ishte duke shëtitur me qenin dhe papritmas një makinë afrohet pranë. Për arsye ende të paqarta, vajza që ndodhej në timon, nisi të debatonte me djalin.

Në mbrojte të vajzës i doli i ati, që zbriti nga makina dhe u konflitkua me të riun, derisa debati degjeneroi në përdorimin e forcës e më pas gjendjen e rëndë të burrit, që aktualisht ndodhet në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb