Dy persona kanë mbetur të vdekur nga një tornado që goditi ishullin e vogël italian, Pantelleria. Tornado goditi ishullin në jug të Sicilisë gjatë orëve të para të mbrëmjes së kaluar.

“Për shkak të stuhisë së madhe, shtyllat u përkulën, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan”, thanë zjarrfikësit, raportoi AP. Ky ishull është i banuar kryesisht nga njerëz që janë me pushime.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se një zjarrfikës dhe një burrë 86-vjeçar ishin mes të vdekurve. Viktimat ishin në vetura, të cilat fluturuan në ajër dhe u përmbysën, dhe të paktën një makinë ra në çati, ndërsa tjetrës i ishte thyer pjesa e përparme.

Nëntë persona janë në mesin e të plagosurve, dy prej të cilëve në gjendje kritike, tha kryebashkiaku i Pantelleria, Vincenzo Vittorio Campo, për TV Sky TG24, dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për të zhdukurit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: