TIRANË – Vrasja e një gruaje sot nga bashkëshorti i saj dhe dhunimi i dy grave të tjera në Dibër ka nxitur Avokatin e Popullit, Igli Totozanin, t’i rikujtojë ligjvënësve shqiptare se prej më shumë se dy vjet e gjysëm, ka depozituar në Kuvend një raport të veçantë për dhunën ndaj grave, që ende nuk është shqyrtuar.

Në deklaratën e bërë sot nga Totozani, thuhet se “dhuna ndaj grave në familje, vazhdon të mbetet një fenomen mjaft i përhapur dhe problematik për shoqëri¬në tonë. Në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 24.07.2012 është depozituar një raport i veccantë për dhunën ndaj grave, i cili ende nuk është shqyrtuar. Nëpërmjet rekomandimeve të tij, Avokati i Popullit ka kërkuar:

Integrimi gjinor duhet të jetë pjesë e gjithë politikave sociale, ekonomike dhe politike në Shqipëri; aplikimin e politikave lidhur me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave nga skemat e mbështetjes me të ardhura, në programe aktive punësimi, formimi profesional dhe ritrajnimi me synim përmirësimin e gjendjes ekonomike të grave; rritjen e punës së organeve të policisë dhe drejtësisë, me qëllim identifikimin e autorëve të veprave penale të dhunës ndaj grave dhe dënimin e tyre në një kohë sa më të shkurtër etj.

Për rastet e dhunës ndaj grave ka reaguar sot deputetja demokrate Majlinda Bregu, e cila kërkoi një “shkundje” të institucioneve shqiptare si dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, që kërkoi të mos heshtet ndaj vendimeve të një sistemi drejtësie të korruptuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb