Flitej prej disa ditësh, por tashmë është zyrtare: Antonio Conte nuk është më trajner i Tottenham. Pas deklaratave të forta të teknikut italian, ku nuk kurseu akuzat ndaj drejtuesve të klubit, madje edhe ndaj lojtarëve, klubi londinez, me anë të një njoftimi për mediat ka saktësuar se Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i “gjelave”, me palët që kanë gjetur dakortësinë për të prishur kontratën me konsensus.

Conte
Conte

Italiani kishte një kontratë me Tottenham deri në përfundim të këtij sezoni, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Cristian Stellini, trajneri i dytë historik, do të drejtoj ekipin deri në përfundim të këtij sezoni.

Conte e lë Tottenham në vendin e katër në Premier League, por pa mundur ta kualifikojë në fazën çerekfinale të Champions League, teksa u mposht nga Milan.

Allegri.inzaghi.inter.juve.2021.22.1400x840
Allegri.inzaghi.inter.juve.2021.22.1400×840

Sipas mediave, në krye të Tottenham sezonin e ri mund të ulet sërish një italian, ku Allegri dhe Simone Iznaghi janë dy emrat e para që lakohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb