ITALI

Legjenda e futbollit, Francesco Totti i është drejtuar me një thirrje qytetarëve të Romës pasi ka humbur orën ‘Rolex’ me të cilën ka qenë i lidhur gjithë karrierën e tij.

Totti thotë se ora është e tipit ‘’Daytona’’ çeliku me fushë të bardhë, dhe në rrip ka dy pllaka me shkronjën Ç.

Ish- futbollisti thotë se është pothuajse e pamundur por përpjekja nuk bën dëm për ta gjetur orën e tij. Po ashtu ai premton se kush do ta gjejë do të shkojë t’ia marrë personalishte vetë.

 

“Djem, kam humbur orën time me të cilën kam qenë shumë i lidhur dhe kam ndarë tërë karrierën time. Ju bëj thirrje të gjithëve me shpresën se mund ta gjeni. E di që është pothuajse e pamundur, por përpjekja nuk bën dëm. Është një Daytona çeliku me një fushë të bardhë dhe në rrip ka dy pllaka me shkronjën C (Cristian dhe Chanel). Ju falënderoj paraprakisht dhe ju lë një adresë: 348 8888940. Ju premtoj se do të vij personalisht ta marr,” është mesazhi i Tottit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: