TIRANE– Hyrja e autostradës Tiranë-Durrës aktualisht është e bllokuar, për shkak të numri të madh të automjeteve. Për të lehtësuar trafikun e rënduar, Policia e Tiranës u ka bërë apel qytetarëve që të përdorin mjetet e shërbimit publik, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre.

“Policia e Tiranes ben me dije se, nisur nga trafiku i renduar ne autostraden Tirane – Durres per shkak te nje pervjetori te nje qendre tregetare ne Kilometrin e 4-t, keshillojme drejtuesit e mjeteve qe deshirojne te frekuentojne kete qender tregetare te shmangin udhetimin me njetet e tyre dhe te perdorin mjetet e sherbimit publik ne dispozicion te kesaj qendre.

Ndalohet pushimi dhe qëndrimi i mjeteve ne rruget interurbane kryesore dhe ato urbane dytesore.
Gjithashtu njoftojme se hyrja e autostrades do te jete e bllokuar. Policia e Kryeqytetit kerkon mirekuptimin e qytetareve ne menyre qe te shmangen vonesat dhe penalietet qe parashikon ligji ne keto raste”, thuhet në njoftimin e policisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: