Të paktën nëntë persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën të mërkurën kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përmbys në një rrugë në Bolivinë perëndimore , tha policia.

“Nëntë persona vdiqën dhe 22 të tjerë u plagosën”, tha drejtori i policisë rrugore në rajon, Nadi Toriko, duke folur në televizionin publik, duke shtuar se të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës.

Midis viktimave është një i porsalindur, i cili vdiq menjëherë pasi u dërgua në një qendër mjekësore, shtoi oficeri.

Aksidenti ndodhi në agim me orën lokale në Tsagayakoyo, një fshat i vogël rreth 240 kilometra në jug të kryeqytetit La Paz, në një pjesë të rrugës që lidh komunitetin e Pisiga, në kufirin me Kilin, me qytetin e Oruro, në Ande.

Edhe pse hetimi për aksidentin është ende në fazat paraprake, policia dyshon se kombinimi i shpejtësisë së tepërt dhe lodhjes nga ana e shoferit 24-vjeçar shkaktoi aksidentin.

Alkotesti i shoferit, i cili është midis të lënduarve, rezultoi negativ.

Rreth 1,400 jetë njerëzore humbasin çdo vit në rrugët e Bolivisë, një vend me rreth 12.5 milionë banorë, kryesisht për shkak të neglizhencës së shoferëve dhe defekteve mekanike, sipas shifrave zyrtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb