Të paktën nëntë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një rrëmujë në një qendër tregtare në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, gjatë festimeve të Vitit të Ri, tha sot policia.

Pas një shfaqjeje fishekzjarre jashtë qendrës tregtare Freedom City në pjesën jugore të Kampala, “pati një rrëmujë, e cila rezultoi në vdekjen e menjëhershme të 5 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve”, tha në një deklaratë zëdhënësi i policisë Luke Owesigire.

“Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit dhe kanë dërguar të plagosurit në spital, ku janë konfirmuar të vdekur gjithsej 9 persona” , shtoi ai.

Ai sqaroi se mes viktimave ka edhe “të rinj” dhe foli për “pakujdesi”, pa dhënë detaje të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb