Zhgënjim nga drejtësia shqiptare shprehin edhe 17 vite pas tragjedisë së Karaburnit të 9 janarit të vitit 2004 familjarët e viktimave. Shpresonin se çështja do të zbardhej nga SPAK, por dosja u rikthye në prokurorinë e Vlorës për moskopetencë. Familjaret e viktimave thonë se e kanë humbur shpresën tek zbardhja e çështjes dhe dënimin e fajtorëve të tragjedisë me 28 viktima kryesisht nga Shkodra të cilët ishin nisur në kërkim të një jete më të mirë.

Edhe Presidenti Meta ka rikujtuar tragjedinë duke apeluar që të mos lejohet përsëritja e tyre. Meta shprehet se veçanërisht të rinjve iu duhen krijuar të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre!

Në orët e vona të natës së 9 janarit të vitit 2004 gomonia me 36 persona në bord u nis nga gjiri i Palasës në Vlorë drejt brigjeve të Italisë, por për  shkak të dallgëve të forta ajo pësoi defekt në ujerat e Gadishullit të Karaburunit duke u fundosur dhe shënuar 28 viktima.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb