Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Berat-Dimal. Një 25-vjeçar ka përplasur për vdekje një 30-vjeçare, e cila ka qenë duke kaluar rrugën me fëmijën e saj të mitur.

E reja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa fëmija ka shpëtuar. I riu u shoqërua në komisariat.

“Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe  vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb