Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Berat-Dimal. 24-vjeçari A.Tafa, duke drejtuar një makinë tip BMW ka përplasur për vdekje një 30-vjeçare.
Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shihet mjeti BMW që ka shkaktuar aksidentin e rëndë rrethuar nga shiritë dhe makina të shumta policie në vendngjarje.
Mësohet se e reja e identifikuar si Lavia Gjata ka qenë duke ecur anash rrugës, së bashku me fëmijën e saj të mitur 2-vjeçar kur u përplasën nga makina.
Nëna ka ndërruar jetë nga plagët që ka marrë, ndërsa fëmija ka shpëtuar mrekullisht.
I riu që shkaktoi aksidentin u shoqërua në komisariat.
(BalkanWeb)