Një tjetër viktimë është shënuar në Fier nga vetëhelmimi me fostoksinë. Një 37-vjeçare nga Levani, nënë e tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke pirë fostoksinë.

Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier nga familjarët, pasi është konstatuar se ka pirë fostoksinë, por me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha nuk ka mundur të rikthehet në jetë.

Sipas policisë, dje në fshatin Levan, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia E.B., vjeçe 37, e cila rreth orës 17:50, vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb