GREQI- Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pasi është përplasur nga një tren mallrash në Pella të Greqisë. Siç raportojnë mediat greke shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte hyrë ilegalisht në Greqi me të afërm të tij.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi dje rreth orës 14.00. Ndërkohë, dëshmia e një 40-vjeçari, kushëri i viktimës, i cili ishte e shoqëronte, pritet të hedhë “dritë” për rrethanat e ngjarjes në fjalë.
40-vjeçari tashmë është ndaluar nga policia për hyrje të parregullt në shtetin grek, shkruan ‘Zougla’.
(ed.me/BalkanWeb)