Një grua 32-vjeçare rumune dhe tre fëmijët e saj të vegjël vdiqën nga një zjarr në banesën e tyre në Bolonja të premten në mëngjes.

Gruaja, Stefania Alexandra Nistor, vdiq rrugës për në spital, ndërsa dy vajzat dhe një djalë i saj vdiqën në banesë nga tymi i thithur nga një sobë në dhomën e gjumit ku rrinin të gjithë, tha policia.

Vajza e madhe ishte gjashtë vjeçe dhe e vogla dy, sikundër dhe djali, binjaku i saj.

Babai rumun i fëmijëve ishte në punë kur ndodhi tragjedia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb