Lazio po luan aktualisht ndaj Sampdorias në Genoa, teksa trajneri i lacialëve, Sarri ka lënë në shtëpi Elseid Hysaj.

Kjo zgjedhje i habiti tifozët, sakaq mediat kanë treguar edhe arsyen. Sipas asaj që shkruhet, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim, ccka ka bërë që futbollisti mos të grumbullohet për sfidën.

Ky është një lajm i keq edhe për trajnerin e Shqipërisë, Edi Reja, në prag të ndeshjeve të Nations League. Te përfaqësuesja jonë kryqëzojnë gishtat që për Hysaj mos të ketë asgjë serioze.

Y6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: