Barcelona barazoi 2-2 në Europa League me Manchester United. Para mediave, pas sfidës ka dalë trajneri i katalanasve, Xavi.

“Një ndeshje shumë e barabartë. Luajtëm kundër një ekipi të madh. Një ekip që ka punuar shumë, është shumë fizik dhe di të garojë shumë mirë. Ka pasur raste për të dy. Ne kishim mundesine e fitores, por gjithçka do të vendoset në Old Trafford. Qëndrimi i skuadrës është spektakolar. Do te shkojem ne Angli per te kaluar”. Më e mira dhe më e keqja: “Në fund edhe ata presin mirë. Fiton shumë duele në nivel fizik dhe na ka kushtuar nxjerrja e topit jashtë. Kemi bërë mirë, kemi dominuar fushën e kundërt dhe presionin e lartë. Të komplikojnë lojen sepse luajne me presing, kanë futbollistë të mëdhenj” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb