Egnatia bën detyrën në javën e 27-të të Superligës. Ekipi nga Rrogozhina merr një rezultat të rëndësishëm ndaj Dinamos në Elbasan Arena. Të besuarit e Zekerija Ramadanit shtynë edhe më shumë dinamovitët drejt Kategorisë së Parë, duke i mposhtur 0-2. Tekniku Ramadani shprehet i lumtur në prenoncimin e tij pas 90 minutëshit:

Ndeshja- Unë mund të flas për ekipin tim. Skuadra ishte e karikuar në maksimum. Na ndihmoi edhe ndeshja me Tiranën, i bëmë një analizë të mirë. Analiza ishte produkt i kësaj fitoreje. Edhe në goditje standarte, ashtu doli duke shënuar golin. I uroj lojtarët për fitoren. E kishim analizuar mirë dhe e dinim se do të shkonim me 3 prapa. Besoj se e merituam fitoren. E rëndësishme që nuk pësuam gol. Fjalët e mia ishin që të qëndronim me këmbë në tokë për t’i mos i bërë dëm vetes.

Repartet– Te fitorja shoh që portën tonë ta mbajmë të paprekur, kjo më bën shumë të lumtur. Ka vlerë të veçantë për mua.

Goli i anulluar? Jam mësuar të them të drejtën. Nga këndi ku isha unë, m’u duk faull. Nuk u gëzova te goli dhe nuk reagova sepse i pashë krahët e lojtarit tim te kundërshtari. Ishte një arbitër me eksperiencë, thjeshtë e ndjeva se ishte gol i parregullt.

Posedimii topit? Ju them se jemi larguar nga qarkullimi i topit vetëm prej fushës, është e mbingarkuar. Çdo gabim do të ishte fatal për ne. Vendosa t’i largohemi qarkullimit të topit për të mos pësuar ndonjë gol.

Objektivi i qëndrimit? Faza e katërt jemi në pozitë të vështirë më shumë se rivalët tanë. Luajmë brenda me ekipe që janë lart në tabelë dhe jemi udhëtarë në Korçë, kundër Kastriotit dhe Teutës. Do të jetë një garë e vështirë. Ndaj u thashë që të jemi me këmbë në tokë. Kjo fitore na jep një vetëbesim. Do të mundohemi të nxjerrim maksimumin, secili lojtar të bëjë atë që mundet të bëjë. Mos të lejojmë që në xhiron e fundit të jetë në pikëpyetje ekzistenca jonë në Superligë. Kalkulimet sa herë që mundohem t’i bëj më dilte vetëm Dinamo, tani më del vetëm Kukësi” – tha ai.

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb