Japonia arriti t’i befasojë të gjithë, duke siguruar një biletë për në të 1/16-tën e Botërorit. Trajneri i japonezëve, Hajime Moriyasu ka dhënë një intervistë për mediat, ku është shprehur i lumtur.

“Do të doja të vendosja një rekord të ri, të arrija në çerekfinale ose të shkoja edhe më tej.Faleminderit shumë të gjithë tifozëve tanë dhe popullit japonez, për mbështetjen e tyre. Jam i lumtur që kam sjellë rezultate me të cilat të gjithë mund të jemi të kënaqur” – Tha ai. Japonia do të ndeshet me Kroacinë në fazën tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: