Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen e dytë të grupit, atë kundër Argjentinës. Numri 1 i pankinës së ballkanasve e ka cilësuar si ndeshjen më të lehtë sfidën me amerikano-latinët.

“Nuk kemi asgjë për të humbur. Presioni është mbi kundërshtarët tanë, ne i kemi marrë tashmë tre pikë,” shprehet trajneri i kryesuesve të Grupit D një ditë përpara duelit me ekipin nga Amerika Latine.

Shoku i Messi-t te Barcelona, Ivan Rakitic, parashikon një Argjentinë ndryshe pas barazimit 1-1 ndaj Islandës. “Duhet të marrim parasysh se Argjentina do të jetë shumë agresive në fushë.

Messi? Çfarë mund të them për të, që nuk e dini tashmë,” shprehet kroati në konferencën për shtyp.

“Duhet të punojmë nga minuta e parë e deri tek e fundit. Duhet t’ia bëjmë të vështirë. Ata nuk duhet ta shijojnë atë ndeshje.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb