Titulli duket si çështje kohe për PSG, teksa kryeson kampionatin me 12 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt. Në konferencën pas ndeshjes ndaj Montpellier, trajneri i parisienëve, Luis Enrique u shpreh i lumtur për faktin, se po arrihet një nga objektivat e sezonit.

“Titulli afër? Është e mrekullueshme, perfekte. Kjo është ajo që ne po kërkonim. E dinim para ndeshjes se nëse do të fitonim do të kishim 12 pikë më shumë se vendi i dytë në tabelë. Ne duam shumë të festojmë titullin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mendojmë për të qenë konkurrues në të gjitha kompeticionet” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: