Pavarësisht fitores 2-0 ndaj Liverpool në ndeshjen e parë të Champions, trajneri i PSG, Luis Enrique kërkoi që ekipi të japë 100% në fushë.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse mund të ketë kurthe në një ndeshje të tillë. Të gjithë thonë se fituam lehtë, por gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt në futboll. Duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë. Nëse pësojmë një gol në pjesën e parë, ndeshja mbetet e hapur dhe presioni rritet menjëherë.

“Ne do të dalim në fushë për të fituar, si gjithmonë. Nuk është në filozofinë tonë të mbrohemi dhe të presim. Duam të kontrollojmë lojën dhe të krijojmë raste.

Do të hasim probleme, kjo është e sigurt. Nuk do të jetë aspak e lehtë, edhe pse kemi avantazh. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e fortë deri në fund.

“E dimë sa e vështirë është të luash në Anfield, por kjo na motivon. Ne duam të tregojmë lojën tonë dhe të fitojmë edhe atje”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb