Ende pa mbyllim mirë sezonin, në shtëpinë e Milan po diskutohet mbi të ardhmen. Kjo situatë nuk i shkon askujt përshtat, mbi të gjitha trajnerit Pioli i cili në asnjë moment nuk ka gjetur besimin e drejtuesve të klubit, përtej deklaratave publike. Pa pjesëmarrjen në Europa League, ose në rastin më të mirë në Champions, më këtë të fundit që më shumë është një ëndërr, sezoni i ri i Milan do të jetë shumë i ndërlikuar.

La Gazzetta
La Gazzetta

Lojtarët e mëdhenj do të mendohen dy herë për të pranuar një ofertë nga Milan por dhe buxheti i klubit do të jetë i limituar. Pavarësisht këtyre dilemave, drejtori i deleguar i djallit, Ivan Gazidis ka mbledhur drejtuesit e klubit për të diskutuar mbi të ardhmen duke nisur që nga emri i trajnerit të ri.

Ralf
Ralf

Gazidis preferon ti besoj stolin dhe postin e përgjegjësit për zonën teknike, Ralf Rangnick, diçka e cila do të ishte një risi në Serie A. Ndryshe nga Gazidis mendon dyshja Boban-Maldini. Të dy dëshirojnë që në Milano të rikthehet Max Allegri, një dëshirë që janë kanë bërë të qartë Gazidis.

Allegri 1280x720
Allegri 1280×720

Allegri është një trajner që e njeh shumë mirë Serie A dhe ambientin kuqezi, është trajneri i fundit që ka shpallur Milan kampion, më të në stol do të rrezikonin më pak ndërsa Rangnik është një bast i madh. Emri i Allegrit sëfundmi është përfolur edhe për një rikthim të mundshëm në krye të Juventusit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb