Trajneri i Romës, Daniele De Rossi doli në konferencë pas fitores 0-3 ndaj Frosinones.

“Të fitosh një ndeshje që filloi me ato 45 minuta është shumë e rëndësishme. Roma ka dy portierë të jashtëzakonshëm, dua të ketë qartësi se kush është titullar dhe kush është i dyti. Duke pasur parasysh mënyrën se si luajti Svilar, është e drejtë t’i jepet hapësirë, ne kemi besim dhe do të jetë i grumbulluar edhe nëse ai do të ulte performancën e tij. Lukaku? Ndryshimi taktik, nuk më pëlqeu si po luante, ai ka luajtur një mijë ndeshje këtë vit, ne kemi nevojë për të. Nuk është dështim, duhet të mbaj ata që luajnë më mirë në fushë” – Tha De Rossi.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: