Ilaçi i prodhuar nga kompania izraelite Bonus BioGroup për trajtimin e pacientëve me COVID-19 ka rezultuar 100% i sukssesshëm.

Trajtimi është në fazën  e dytë të provave klinike dhe trajton pjesën e frymëmarrjes së pacientëve.

90% e pjesëmarrësve në prova vuanin nga sëmundje të ndërlikuara, por secili prej tyre pas trajtimit me ilaçin MesenCure rezultoi me përmirësime të dukshme.

Po ashtu rezultatet u dukën edhe në rrezet x të gjoksit, ku para trajtimit 55% të mushkërive të një personi kishin inflamacion, kurse pas trajtimit shifra ra në 15%.

Pacientët gjithashtu treguan funksion të përmirësuar ndjeshëm të frymëmarrjes, me ngopjen e gjakut me oksigjen që tregon një rritje prej 95 përqind.

Përdorimi i ilaçit gjithashtu kishte përfitime të tjera tek pacientët, përfshirë lëvizjen e përmirësuar, aftësinë për të kryer veprime rutinë dhe në përgjithësi u mundëson atyre që të kujdesen më mirë për veten e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb