Paola Tramexani ka komentuar sot për herë të parë në mediat italiane largimin nga Shqipëria si dhe ka treguar për aventurën e re që e pret në Zvicër tek Lugano. Mbi të gjitha ajo që ka bërë përshtypje është se ish numri 2 i kombëtares ka konfirmuar ofertat të cilat kanë ardhur në drejtim të De Biazit.

“Duke i jetuar këto vite praktikisht i ngjitur me Xhanin mund të them se duke qëndruar në Shqipëri ka hequr dorë shpesh nga propozime të ndryshme. Nuk më çudit që emri i tij qarkullon apo përmendet te shumë klube. I kanë mbërritur gjatë viteve shumë oferta nga klube shumë prestigjioze, por gjithmonë u ka thënë jo”, tregoi Tramexani për “Tuttomercatoëeb”.

Së fundmi është folur për afrimin e tij te Kaljari dhe Tramexani e sheh shumë mirë De Biazin në stolin e një skuadre të Serisë A. Por ai nuk ngurron të theksojë se sido që të vendosë De Biazi në të ardhmen, ai aktualisht është i lumtur në drejtimin e Shqipërisë.

“Nuk e di, ajo e Kaljarit është një piacë e mirë por nuk di çfarë vlerësimi mund të bëjë De Biazi. Por sigurisht që Xhani ndjehet mirë edhe aty ku është aktualisht. Ishte një eksperiencë e rëndësishme për të dhe vazhdon të jetë e tillë. E përsëris, nuk di cilat mund të jenë vlerësimet e tij”, theksoi Tramexani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb