Ish-trajneri i Kombëtares, Xhiani de Biazi nuk ka arritur të gjejë akordin me asnjë klub tjetër ku mund të vazhdojë aventurën e tij. Së fundmi, De Biazit i ka ardhur një ofertë nga Irani për të marrë drejtimin e Esteghalit, aty ku trajner ka qenë Andrea Stramaçioni.

De Biazi ka folur edhe në lidhje me të ardhmen e tij duke u shprehur se arabishtja është e vështirë për të por gjithsesi ai po e vlerëson. De Biazi u ndal edhe te kampionati italian dhe pranoi se ka refuzuar oferta.

“Arabishtja është e vështirë dhe nuk e di. Nuk kemi folur por ka interesim. Më kanë propozuar një ofertë dhe do ta vlerësoj. Kam pasur oferta edhe nga Seria A dhe Seria B, por kam preferuar të them jo për ato.

Kampionati po bëhet interesant kur ka më shumë pretendentë siç është Interi. Duhet të shoh si do të përfundojë edhe Lacio që po bën shumë mirë. Është kundër Juventusit duke menduar se ka fituar dy ndeshje shumë afër njëra-tjetrës”, tha mes të tjerash De Biazi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: