Silvio Merkaj është pranë largimit nga Sudtirol. Viçenza po mundohet të fitojë shërbimet e 28-vjeçarit në ditën e fundit të merkatos së verës.

Merkajt i ka mbetur edhe 1 vit kontratë. Sezonin e ka nisur mjaft mirë, duke qenë se më 30 gusht i shënoi Beneventos.

Viçenza kërkon të investojë pas ngjitjes në Serinë B. Dhe në limitet mbylljes së merkatos, Merkaj shikohet si opsioni i duhur për përforcimin e sulmit.

Gazetari Xhanluka Di Marcio e raporton këtë zhvillim. Kështu orët e ardhshme janë vendimtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb