Dortmund do të përballet me PSV në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Verdhezinjtë synojnë një rezultat pozitiv në këtë takim, për të hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Trajneri i verdhezinjve, Edin Terzic duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e disa futbollistëve. Adeyemi, Haller dhe Nmecha mungojnë në Philips Stadion (Eindhoven), për shkak dëmtimi. Në këto kushte, Terzic duhet të mendojë për alternativat, me repartin ofensiv që për hir të së vërtetës është mjaft i pasur në organikë.

Në krahun tjetër, holandezët vuajnë mungesën e Lang, po për arsye dëmtimi. Takimi PSV-Dortmund do të gjykohet nga arbitri serb, Jovanovic S, ndërsa stadiumi do jetë i tejmbushur me spektatorë.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: