Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën duke transportuar 3 klandestinë.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit thanë se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet H. H., 31 vjeç dhe H. E., 27 vjeç, banues në Korçë, të cilët u kapën duke transportuar drejt Korçës, 3 shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 150 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti, 200 euro dhe 2 aparate celular. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb