Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit të koduar “TRACKING”, pas hekurave u vu shtetasi me inicialet J. K., banues në Has, ndërkohë u shpall në kërkim i riu me inicialet E. K., 21 vjeç, i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Shtetasi J. K., në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka marrë me mjetin e tij privat, 9 shtetas emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb